Aktorja dhe modelja Evan Rachel Wood ka folur për herë të parë në lidhje me historinë e abuzimit seksual nga këngëtari i njohur Marilyn Manson, pasi ky i fundit e paditi për shpifje.

Dy javë më parë u raportua se Marilyn paditi Evan për shpifje mbi akuzat për abuzim seksual që ajo bëri kundër tij.
Kjo e fundit ishte e ftuar në një intervistë në “The View” këtë të hënë për të diskutuar rreth dokumentarin e saj të ri Phoenix Rising, por vendosi t’iu përgjigjet edhe pyetjeve në lidhje me padinë.
“Unë nuk mund të flas, natyrisht, për asnjë nga pretendimet specifike të padisë, por nuk jam e frikësuar. Jam e trishtuar, sepse kështu funksionon, kjo është ajo që kalon pothuajse çdo e mbijetuar që përpiqet të ekspozojë dikë në një pozicion pushteti, dhe kjo është pjesë e hakmarrjes që i mban të mbijetuarit të heshtur. Kjo është arsyeja pse njerëzit nuk duan të dalin përpara, sepse kjo është – kjo pritej.”, tha ajo.
“Kam shumë besim sepse e kam të vërtetën në anën time dhe se e vërteta do të dalë në shesh dhe se kjo është e qartë në kohë përpara dokumentarit. Kjo është arsyeja. Pra, po, përsëri, unë nuk po e bëj këtë për të pastruar emrin tim, po e bëj këtë për të mbrojtur njerëzit. Po e bëj këtë për të dhënë alarmin se ka një person të rrezikshëm atje dhe nuk dua që dikush t’i afrohet. Dhe kështu që njerëzit mund të mendojnë çfarë të duan për mua, unë duhet ta lë procesin ligjor të rrjedhë. Dhe unë jam e qëndrueshme si një shkëmb.”, shtoi ajo.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i ligjor Marilyn foli pas intervistës së aktores.
“Siç kemi thënë që në fillim, Z. Warner mohon me forcë çdo pretendim për sulm seksual ose abuzim të dikujt. Siç kemi detajuar në padinë tonë, asgjë që Evan Rachel Wood, Illma Gore apo bashkëpunëtorët e tyre të zgjedhur vetë nuk kanë thënë për këtë çështje nuk mund të besohet. Kjo është më shumë e njëjta gjë.”, tha ai për “EW”.
Wood pretendoi se Manson e përdhunoi atë ndërsa po xhironte një video muzikore për këngën e tij “Heart shaped glases”.
“Ne kishim diskutuar një skenë të simuluar seksi, por sapo kamerat po rrotulloheshin, ai filloi të depërtonte në mua. Unë kurrë nuk kisha rënë dakord për këtë. . . . Nuk u ndjeva e sigurt,” tha ajo, për Rolling Stone.
Kjo nuk është hera e parë që këngëtari akuzohet për abuzim seksual. Më herët disa gra të tjera kanë akuzuar Manson për forma të shumta abuzimi, të cilat ai i mohoi të gjitha. Ish-asistentja e tij Ashley Waters e akuzoi atë në maj për sulme seksuale, dhunë dhe ngacmim. Edhe aktorja Esmé Bianco e akuzoi gjithashtu për sulme seksuale dhe trafikim seksual.
Ndërkohë Manson po kërkon një shumë të papërcaktuar në dëmshpërblim që do të përcaktohet gjatë gjykimit.
© Panoramaplus.al

