Fillimisht zbuloi se do të bëhet mami e një vajze, ndërsa së fundmi reperja e njohur Loredana ka treguar se kur do të sjellë në jetë të voglën e saj.

Loredana ka publikuar në “Instastory” një foto me një datë të rëndësishme për të dhe reperin Mozzik.

“2019”, shkruan Loredana duke na treguar se ky do të jetë viti i saj.

Deri më tani ajo nuk ka publikuar asnjë foto me barkun e rrumbullakosur, por me postimet e ndryshme që ka bërë në rrjetet sociale, Loredana ka konfirmuar se është në pritje të ëmbël.

“Do të jem gjithmonë me ty. Bëhu e guximshme, ki kurajë dhe duaje jetën”, shkruante Loredana pak ditë më parë në një foto të publikuar në “Instastory”, ku shfaqen një nënë e kapur për dore me të bijën.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
