Bisedat virtuale për Armina Mevlanin, tashmë janë bërë pothuajse të përditshme dhe ndjekësit vazhdojnë ende të jenë kureshtarë dhe t’i drejtojnë blogeres pyetje nga më të ndryshmet.

Pas pyetjeve dhe komplimentave të shumta që mori për organizimin e dasmës së saj, tashmë ndjekësit janë bërë kurioz të dijnë si ka qenë fëmijëria e Arminës.
Blogerja nuk ka ngurruar aspak t’ju përgjigjet pyetjeve, madje ajo i ka demostruar dhe me foto të papublikuara më parë kur ka qenë më e vogël.
Armina tregoi se kur ka qenë e vogël, ajo ka pasur vetulla të trasha por nuk i pëlqenin aspak duke i pasur kompleks dhe zbuloi se mamaja e saj nuk e ka lejuar t’i heqë deri në moshën 15 vjeç.

“Në moshën 13 vjeç ndihesha shumë e shëmtuar. Mami më lejoi që t’i hiqja vetullat kur bëra 15 vjeç. I kisha të trashë dhe mezi prisja që të mbushja 15 vjeç të bëja makeup dhe të lyeja vetullat”– shkroi Armina krahas fotos së saj kur ishte e vogël.

E pyetur se çfarë pëlqente si fëmijë, blogerja u shpreh se si çdo vajzë i pëlqente të lunate me Barbie, adhuronte filmat dhe muzikën.
“Më pëlqente shumë të luaja me Baribe, t’i qepja veshje. Adhuroja filmat dhe të shkoja në kinema, isha dëgjuese e muzikës dëgjoja MTV çdo ditë. Këtu për shembull isha tek koncerti i Bojken Lakos. Vdisja t’i lyeja flokët me blu.”- zbuloi blogerja.

Gjithashtu Mevlani zbuloi për ndjekësit se ishte një vajzë që pëlqente muzikën ‘Rock’, dhe një person që i pëlqente festat.



