Dy motrat e njohura, Nora dhe Era Istrefi janë padyshim ndër këngëtaret më të suksesshme të muzikës shqiptare. Ato janë mjaft aktive në tregun muzikor, ku këngët e tyre janë kthyer në hite.

Gjithashtu Nora dhe Era janë aktive edhe në rrjetin social “Instagram”, ku kanë mbledhur një numër të madh ndjekësish.

Ndërkohë së fundmi, ata të dyja së bashku me motrën e tyre, Nitën, janë mbledhur për të festuar ditëlindjen e mamasë. Në “Instastory”-n e saj, Era ka ndarë me ndjekësit foto e video nga darka mes tyre, ku kanë festuar së bashku.

Këngëtarja e famshme ka filmuar momentin kur vajzat e kanë surprizuar mamanë me tortën e këndshme të ditëlindjes.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
