Vera Ora ka publikuar së fundmi disa fotografi në profilin e saj në “Instagram”, ku shfaqet me rroba banje si pjesë e një fushate ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit.

Mamaja e këngëtares së famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora, dukej mëse në formë, teksa pozonte me kostumet e banjës të stilistes Melisa Odabash.

53-vjeçarja ka qenë vetë e sëmurë me kancer gjiri në vitin 2005, kur ishte 39 vjeçe, dhe i ka mbijetuar sëmundjes së tmerrshme.

Prandaj ajo është bashkuar me Future Dreams, në mënyrë që shtojë ndërgjegjësimin dhe t’u rikthejë vetëbesimin grave që kanë kaluar të njëjtat vuajtje.


