Këngëtari i njohur kolumbian, Maluma përveç muzikës ai pëlqehet nga fansat edhe për paraqitjen mahnitëse që ka.

Së fundmi ai ka qenë i ftuar në emisionin “El Horminguero”, ku gjatës ka folur edhe për rutinën që ai ka ndjekur për të bërë një trup të bukur me muskuj dhe me një formë kaq të mirë fizike.
Artisti tha se ka hequr dorë përfundimisht nga sheqeri, ndërsa shtoi se konsumon shumë proteina dhe shkon në palestër çdo ditë.
“Të jesh në formë është të gjesh ekuilibrin në fund të ditës. Unë ha gjithçka që më pëlqen, por i llogaris mirë kaloritë e mia. Unë nuk ha sheqer, e kam hequr atë nga jeta ime. Karbohidratet pothuajse fare. Ha shumë proteina dhe shkoj në palestër çdo ditë, por më shumë për mendjen se sa për trupin tim. Ti punon me një ritëm krejtësisht ndryshe kur i përkushtohesh qenies dhe shpirtit tënd”, tregoi këngëtari kolumbian.

© Panoramaplus.al

