Në ditën e verës, datë 14 Mars këngëtari me famë botërore Maluma performoi në Shqipëri, në një nga koncertet më të mëdha të organizuara në vend, pjesë e tour-it të tij të quajtur “PAPI JUANCHO EUROPE TOUR”.

Plot 12000 fansa të këngëtarit ishin grumbulluar në sheshin ‘Nënë Tereza”, në një skenë mjaft elektrizuese.

Pas përfundimit të koncertit, Maluma u largua nga vendi ynë duke mos kaluar asnjë natë këtu.
Por, sidoqoftë nga videot e publikuara në Instagram dhe në fjalën përshëndetëse të tij duket Shqipëria i ka lënë shumë mbresa.
Ditën e sotme, ai ka publikuar në faqen e tij zyrtare të Instagramit, një video të shkurtër që tregonte çastin kur ai mbërriti në Tiranë, disa pamje nga kryeqyteti ynë si dhe pjesë nga atmosfera e krijuar gjatë performancës së tij.

“Për historinë”-ka shkruar këngëtari në video në fjalë teksa bie në sy edhe flamuri kuq e zi.
Madje, në nga postimet e tij ai ka ndarë me ndjekësit foton kryesore të koncertit në vendin tonë, dhe shkruan se kjo ishte një pjesë e tour-it të tij “PAPI JUANCHO EUROPE TOUR”.

Ju rikujtojmë se një nga momentet më ‘pikante’ gjatë performancës së tij ishte kur njëra nga fansat i hodhi në skenë sytjenat e sja në ngjyrë rozë.
Ky çast u bë menjëherë viral në mediat rozë sidomos pas veprimit të këngëtarit i cili i mori ato dhe i vari në mbajtësen e mikrofonit.

© Panoramaplus.al

