24 Tetor, 2019

Maluma nuk qenka më single! Modelja e ‘veçantë’ i ka rrëmbyer zemrën (Foto)


Këngëtari i njohur Maluma nuk është më single! Pas ndarjes nga ish-e dashura e tij sexy, Natalia Barulich, ai është parë në shoqërinë e një tjetër modeleje.

Bëhet fjalë për Winnie Harlow, modelja me lëkurë të veçantë e cila sot është ikonën e pasarelave të modës.

Kjo e fundit dhe këngëtari duket se kanë nisur një romancë por duan ta mbajnë sa më larg syrit të mediave dhe aparatit të paparazzëve.

Burime për ‘Page Six’, tregojnë se ata të dy janë parë në një restorant në Long Island, të shoqëruar edhe nga miqtë e tyre.

Megjithatë Maluma dhe Winnie nuk e kanë konfirmuar ende romancën e tyre.

© Panoramaplus.al