Këngëtari Majk Kaveli është rikthyer në qendër të vëmendjes për shkak të jetës së tij private. Para pak ditësh, artisti u fotografua në një qendër tregtare nën shoqërinë e një vajze zeshkane.

Identiteti i vajzës misterioze nuk u zbulua për shkak se fotografitë ishin shkrepur në një kënd nga i cili fytyra e saj nuk dukej. Mirëpo, së fundmi “Prive” publikoi një video të Majkut, ku këngëtari shfaqet duke shkuar drejt makinës së tij dhe vajza, që supozohet të jetë e dashura e re e Kavelit, e ndjek nga pas.

Meqënëse Majk po shfaqet publikisht me zeshkanen, duket se marrëdhënia mes tyre po bëhet dita-ditës serioze.
Më herët, artisti ka qenë në një marrëdhënie dashurie me Majlinda Zekën, e cila është edhe nëna e djalit të tij. Dyshja prej vitesh nuk janë bashkë, por kanë ruajtur një raport miqësor për shkak të fëmijës e kjo është edhe arsyeja pse herë pas here udhëtojnë bashkë për të kaluar disa ditë pushimi si një familje e vërtet.


