Ajo ka qenë në Zyrih fundjavën që lamë pas për një performancë në festivalin Open Air të Zvicrës.

Pas performancës, Rita Ora është fotografuar duke lënë qytetin zvicerian me një veshje të përditshme.

Këngëtarja, 31 vjeçare, dukej komode me një kapuç të zi dhe hoodie dhe streçe me nuanca bardhë e zi.
Rita e plotësoi look-un e saj me një palë atlete sportive të zeza dhe një çantë blu. Make-up-i mungonte në këtë paraqitje të saj. Këngëtarja po shkonte drejt aeroportit me një grup miqsh.

Sakaq përpara shfaqjesh në festivalin ‘Open Air’ të shtunën këngëtarja 31-vjeçare tregoi fizikun e saj të tonifikuar në foto, duke veshur një ‘body’ me kurriz të hapur dhe një palë atlete të zeza.

‘Body’ përmbante një dizajn kryq me fije dhe i printuara me një dizajn të zi. Rita tregoi tatuazhet e veçanta në shpinë, teksa mbante një varse ari, krahas byzylykëve të shumta prej argjendi dhe ari.

Flokët e saj bionde i la kaçurrela natyrale, teksa mbante një shami rozë në kokë. Rita kishte bërë një grim natyral dhe mbante një palë syze.


