
Dy vëllezër shqiptarë, Arnold dhe Artan Balla, ia dolën të mahnistin e të ngrinin në këmbë jurinë e “America’s Got Talent” – të përbërë nga Simon Cowell, Heidi Klum dhe Sofia Vergara – me performancën e tyre akrobatike pak muaj më parë.
Ndërkohë mbrëmjen e djeshme ata shkëlqyer edhe në Itali. Dy të rinjtë morën pjesë në “talent-shown” e njohur “Tu si que vales”. Në një performancë disa minutëshe, ata treguan aftësinë e tyre akrobatike.
Artan dhe Arnold Balla arritën të fitojnë jo vetëm pikët, por edhe zemrat e jurisë dhe publikut italian. Ata kanë mahnitur jurinë me performancën dhe talentin e tyre. Juria mbeti gojëhapur, ndërsa publiku i mbështeti vëllezërit Balla me duartrokitje dhe brohoritma.
View this post on Instagram
Dy vëllezërit treguan sot pas eksperiencës së tyre në Amerikë se fillimisht nisën të jepnin shfaqje në Europë ku spikatën me talentin e tyre e më pas u ftuan të merrnin pjesë në talent-shown më të madh në 2019.
“Ne që në momentin që krijuam kompaninë tonë dhe filluam me shfaqjet private në Europë fillimisht po na ecte shumë mirë dhe me talentin tonë kuptuam se nuk ishim për institucionet shqiptare ku t’i presin krahët dhe t’i mbyllin dyert. Por jemi për evente ndërkombëtare dhe filluam të bëjmë shfaqje. Pas Europës emri jonë u bë shumë i dëgjuar, deri në Amerikë. Ftesa për në “Amercia’s Got Talent” na u bë që në 2019 por për shkak të pandemisë u shty për një moment të dytë që ishte këtë vit. Kemi kaluar eksperiencën më të mirë të jetës dhe nuk mendoj se kemi për të marrë eksperiencë dhe arritje më të madhe.”– tha Arnoldi.
Kush i ndjek talent-showt britanikë dhe amerikanë(si America’s Got Talent apo X Factor) me siguri e di se sa i vështirë dhe njeri që nuk mahnitet kollaj është Simon Cowell. Por vëllezërit Balla ia dolën t’i bënin përshtypje atij. Lidhur me këtë Arnoldi tregoi asokohe: “T’i bësh përshtypje Simon duhet të jesh shumë i arrirë. Të gjithë e dimë se sa i vështirë është ai. Dhe në momentin që ai u ngrit në këmbë për performancën tonë do të thotë se ia kemi arritur qëllimit dhe po e përfaqësojmë Shqipërinë më së miri.”
View this post on Instagram
Dy vëllezërit kanë qenë pjesë e “Cirkut Kombëtar” për 13 vite, por shprehen të zhgënjyer duke thënë se nuk u vlerësuan dhe nuk morën mbështetje. Ata nuk i kursyen rezervat e tyre duke thënë se në Shqipëri ka mungesë meritokracie, por pavarësisht të gjithave ata nuk u dorëzuan.
“Talent nuk të bën as palestra, as kushtet, as shteti. Në Shqipëri është e vështirë të ngrihesh lart, por nëse je talent nuk ka asgjë që të ndalon.”– u shpreh Artani para se Arnoldi të shtonte: “Ne nga Cirku jemi shkëputur prej shumë vitesh. Kishim mbi 12-13 vite që jepnim shfaqje të numrave profesionale dhe nuk jemi vlerësuar kurrë, nuk kemi patur kurrë një kontratë. Cirku momentalisht është prishur dhe mendoj që e meriton prishjen sepse nuk kishte shfaqje aty, kishte më shumë teatro. Nuk po jepej asgjë rreth pjesës artistike. Ata që nuk besonin te ne në fillim, ne i kemi marrë në punë në shfaqjet tona. Ne u larguam nga Cirku sepse e pamë që nuk kemi vend aty, nuk kemi patur as mbështetje. Por kjo na ka bërë më të fortë. Çamë në tregun europian dhe sot jemi në atë amerikan. Mesazhi për gjithë të rinjtë është: Luftoni për ëndrrat tuaja. Mos u dorëzoni kurrë! Edhe ne kemi qenë si ju dikur. Mungesa e meritokracisë në Shqipëri është tepër e theksuar por ja ku jemi sot. Nuk u dorëzuam kurrë. Luftoni për ëndrrat tuaja sepse çfarë është e juaja nuk e pengon askush thjesht nuk ka ardhur momenti i duhur”.
Performanca e tyre emocionoi të gjithë të pranishmit, të cilët prisnin në ankth teksa djemtë përpiqeshin të ruanin ekuilibrin. “Ditën do jem avokat, natën do jap shfaqje”, tha vëllai i vogël, Artani, i cili studion drejtësi. Arnoldi, vëllai i madh, ka përfunduar studimet për arkitekturë dhe punon si interior design, por të dy kanë pasion akrobacitë.
© Panoramaplus.al
