30 Tetor, 2021

Madonna rikrijon skenën e vdekjes së Marilyn Monroe! Këngëtarja kritikohet ashpër për pozat nudo mbi shtrat


Madonna ka realizuar një set fotografik me poza mjaft provokuese, që rikrijojnë skenën e vdekjes së Marilyn Monroe në vitin 1962.

madonna (3)

Për disa arsye të frikshme, Madonna vendosi të rikrijojë shtratin e vdekjes së Marilyn Monroe,”- shkroi një nga kritikët e shumtë që dolën kundër këtyre imazheve. Një tjetër tha: “Kjo është diçka e pahijshme dhe e papërshtatshme.”

Në foton e saj të re të kopertinës së revistës “V”, 63-vjeçarja pozon topless para fotografit Steven Klein, sipas “Page Six”.

madonna (7)

Seti fotografik u frymëzua nga “The Last Sitting” e Bert Stern, fotosesioni i fundit i Monroe që qëndroi vetëm për gjashtë javë para vdekjes së saj të parakohshme në moshën 36-vjeçare.

Në fotografitë e shkrepura, Madonna shihet herë e shtrirë e herë e ulur, me apo pa rroba, dhe e rrethuar nga shishet e pilulave me recetë.

Monroe u gjet e vdekur në shtëpinë e saj si rezultat i mbidozës që mori një natë më parë.

madonna (9) madonna (6) madonna (4) madonna (8) madonna (1) madonna (2)

© Panoramaplus.al