Mbrëmjen e djeshme është mbajtur në Greqi një nga eventet më të rëndësishme të vitit, “MAD Awards”, ku kanë marrë pjesë këngëtarët më të mirë grekë për t’u vlerësuar për punën e tyre.

E pranishme në këtë event, ishte edhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira, e cila ka rrëmbyer dy çmime të rëndësishme.

“Kënga e vitit” dhe “Artistja më e mirë femër”, janë dy çmimet që këngëtarja e famshme fitoi mbrëmë në “MAD eleAwards”.

Ndërkohë e veshur me të kuqe, Eleni ka ditur se si të ndezë atmosferën në skenë me performancën e saj.


