Britney Spears akuzon të ëmën se ishte ajo që i dha idenë e kujdestarisë babait të saj, Jamie Spears. Këngëtarja e zbuloi këtë nëpërmjet një postimi në Instagram, të cilin e fshiu mbrëmjen e djeshme, shkruan “Page Six”.

Në mbishkrimin e një fotoje shkruhet “Kafsha më e rrezikshme në botë është një grua e heshtur dhe e qeshur”. Spears shënjestroi prindërit në rrjete sociale, kur shkroi:
“Babai im mund ta ketë filluar kujdestarinë 13 vjet më parë… por ajo që njerëzit nuk dinë është se nëna ime është ajo që i dha atij idenë. Nuk do t’i kthej kurrë mbrapsht ato vite. Ajo më shkatërroi fshehurazi jetën!“.

Duke iu drejtuar nënës së saj, Lynne Spears, ylli i popit shtoi: “Ti e di saktësisht se çfarë ke bërë… babai im nuk është aq i zgjuar sa të mendonte vetë për një konservatorizëm.”
Ndërsa në një postim në Instastory, artisja zgjodhi të ndante me ndjekësit një shprehje, e cila i referohej nënës së saj: “Kafsha më e rrezikshme në botë është një grua e heshtur, e buzëqeshur“.
Më 29 shtator, Jamie, u pezullua zyrtarisht nga kujdestaria e Britney-t pasi gjyqtarja e Gjykatës së Lartë të Los Anxhelosit, Brenda Penny, doli në përfundimin që marrëveshja e tyre ishte bërë një “mjedis toksik”.


