29 Qershor, 2021

“Ma keni nxirë jetën”- Konkurrenti i “Për’puthen +40” del përfundimisht nga programi pas sherrit të madh në studio (Video)


Ditën e djeshme një situatë e pakëndshme ka ndodhur në studion e programit të dashurisë, “Për’puthen”.

armando

Dy prej konkurrentëve, konkretisht Armando Abazi dhe Oltion Çullhaj kanë debatuar me njëri-tjetrin, deri në atë pikë sa arritën edhe në konfrontim fizik.

Ky sherr mes të dy djemve ka ndodhur gjatë kohës së publicitetit dher më pas u transmetua në emision.

Nga pamjet u mësua se ishte Armando i pari ai që i hodhi mikrofonin Oltit, ndërsa ky i fundit iu kundërpërgjigj me goditje.

Në video shihet se të gjithë çunat përfshirë edhe disa vajza kanë shkuar që t’i ndajnë e t’i qetësojnë.

Sipas Armandos, “molla e sherrit” ishte njëra nga konkurrentet e programot, pikërisht Lindita.

As Arjan Konomi, opinionisti i këtij emisioni, nuk qëndroi pa i thënë dy fjalë. Ai e këshilloi Armandon që të heqë dorë nga kërcënimet, sidomos nga ato të tipit “mbylle gojën se do të të nxjerr këtë”.

Mirëpo, Armando nuk i ka duruar më të gjitha fjalët dhe ngjarjet dhe papritur deklaroi se ka vendosur të largohet nga programi.

Ju kërkoj të gjithëve ndjesë, do të largohem nga programi .Do më mungoni shumë, edhe pse jeni njerëzit që më së shumti ma keni nxirë jetën”, u shpreh ai, duke shtuar se asnjë nga vajzat nuk ka më interes për të.

© Panoramaplus.al