8 Tetor, 2018

“Lumturia është te gjërat e vogla”, zbulohet çifti më i ri i showbiz-it shqiptar


Prej kohësh është përfolur për një lidhje mes fituesit të parë të “Masterchef Albania”, Alfio Rrotani me moderaton e njohur Fatma Methasani. Këtë lidhje e zyrtarizoi një ditë më parë Alfio, nëpërmjet një fotografie të publikuar në profilin e tij në “Instagram”.

Shefi i kuzhinës publikoi një foto ku shfaqej krah partneres së tij, teksa të dy mbanin gota me shampanjë në dorë.

“Po, po e po, lumturia është tek gjërat e vogla”, shkruan Alfio në postimin ku mori qindra komente urimi nga ndjekësit e tij.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al