14 Korrik, 2023

Luizi dhe Kiara së shpejti prindër? Këngëtari zbulon për herë të parë planet: Familja është gjë e shenjtë…


Këngëtari i njohur shkodran,  Luiz Ejlli dhe partnerja e tij Kiara Tito janë një ndër çiftet më të dashura nga publiku shqiptar.

Ndonëse gjatë qëndrimit në këtë reality show shpesh herë këngëtari shpehte dëshirën e madhe për tu bëre prind, mesa duket pas daljes nga spektakli gjërat kanë ndryshuar.

Së fundmi Luizi ka qenë i ftuar në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ndërsa ka treguar më shumë rreth planeve për tu bërë baba.

Ai tha se familja është e shenjtë dhe çdo gjë duhet t’ia lënë kohës.

Familja është gjë e shenjtë, e kam dhe do ta kem gjithmonë, do ia lëmë kohës. Do e lëmë të rrjedhë”, tha Luizi.

Mesa duket për momentin çifti nuk kanë plane për të sjellë në jetë një fëmijë, pasi ata i janë kushtuar plotësisht karrierës.

Kujtojmë që dyshja u njohën dhe krijuan nje romancë në “BBV”, ndërsa  e kurorëzuan lidhjen e tyre me martesë në natën finale të këtij spektakli ku këngëtari u shpall fitues.

© Panoramaplus.al