3 Korrik, 2023

Luiz Ejllit nuk i del inati me Ronaldo Sharkën, këngëtari thumbon sërish moderatorin: Nuk bëhen të gjitha punët me b** o flutur!


Gjatë puntatës së parë tek “Kepi i VIP-va”, moderatori Ronaldo Sharka thumboi prezantuesen e emisionit Kiara Tito, ku tha se ajo e kishte marrë këtë pozicion falë partnerit të saj, Luiz Ejllit.

E duket se kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer  aspak këngëtarit, i cili postoi një video në InstaStory ku ka thumbuar moderatorin me fjalët “Kur nuk janë barinjtë, ujqërit hedhin valle”, teksa shprehet se ndihej keq që nuk ishte pranë Kiarës. (Kliko këtu)

 

Mirëpo Luizi nuk e la më kaq, ai reagoi sërish në Instastory, ku u shpreh se nuk mund të bëhet gjithçka në emrin e tij dhe se do ti dhuronte 5-mijë eurot e premtuara dhe se Ronaldo mbete pa punë.

Po ashtu Luizi, ka lënë edhe një koment shume të fortë në një postim të moderatorit në rrjetet sociale, ku shkruan:

“Nuk bëhen të gjitha punët me b*** o flutur. Jo gjithçka bëhet për followers, ka një limit!”

 

© Panoramaplus.al