4 Prill, 2023

‘Lufta’ e shqiptarëve të famshëm të Italisë për dokumentet/ Juristi në Panorama TV: Tenori Saimir Pirgu refuzoi shtetësinë austriake, violinisti Eugen Gargjola përballej me policinë dhe…


Juristi Ermir Lushnjari ka zbuluar në emisionin “Panorama e Mëngjesit” këtë të martë disa nga historitë e shqiptarëve të famshëm, artistë në Itali, për “luftën” e tyre në fillimet e karrierës për të marrë dokumentet dhe shtetësinë italiane.

Juristi është duke mbyllur një dokumentar që do të sjellë intervista me shumë shqiptarë të njohur që kanë rrëfyer jetën e tyre në Itali.

“Është një dokumentar me shumë intervista. Kontaktova disa personazhe që janë shumë të suksesshem në Itali, si tenori Saimir Pirgu, soprano Enkeleda Kamani apo poetë, shkrimtarë e piktor i kam pyetur sa të lidhur jsnë sot me kulturën e shtetin italian, sa të integruar ndihen, sa italian ndihen. Se kam vite që merrem nga ana burokratike me shtetësinë italiane, më intereson dhe pjesa personale, njerëzore sa shqiptarët sot pas 30 viteve mërgim në Itali, sa ndihen italian”, tha juristi.

Lidhur me tenorin Saimir Pirgu, Lushnjari tha se “edhe ai e ka pasur të vështirë dhe ai ka qenë si ne shqiptarët e tjerë të zakonsëhm i është dashur të përballet me kohën e pritjes për të pasur një permeso di soxhorno, për ta rinovuar apo për të marrë nënshtetësinë. Është një moment kur Saimir Pirgu në fillim të suksesit të tij ndodhet në Austri në një shfaqje për të interpretuar një vepër të Mozartit dhe autoritetet austriake i ofrojnë atij nënshtetësinë austriake për të mos pritur për të marrë shtetësinë italiane dhe ai e refuzon këtë gjë dhe për këtë ka dhënë dhe një shpjegim pse e refuzon.

Më kujtohet se kur kam intervistuar violinistin Eugen Gargjola, kur i është dashur në fillim që s’kishte shtetësinë italiane që të udhëtontë jashtë Italisë, policia kufitare ishte e habitur që të kishte një violonist shqiptar që udhëtonte jashtë Italisë e ndalonin gjithnnjë dhe i bënin shumë pyetje aq shumë sa kolegët e tij që ishin jashtë duke pritur me orë dhe ata ishin të habitur, dhe kur erdhi momenti që do merrte shtetësinë italiane e policia e pyeti cili është motivi yt më i madh për të marrë shtetësinë italiane, ai me të qeshur i tha më shumë dua se dhe kolegët e mi nuk do duhet të më presin kur shkojmë në turne jashtë Italisë”

© Panoramaplus.al