Moderatorja seksi, Luana Vjollca, publikoi këngën e saj më të re në ditën e saj të lindjes. Për 28-vjetorin e saj, ajo vendosi që të surprizonte fansat e shumtë me këngën “Ti amo” që u prit mjaft mirë.

E veçanta te kjo këngë qëndron te xhirimi i klipit, pasi Luana ka zgjedhur që ta bëjë me mënyrën “One Shoot Music Video”. Madje ajo ka zbuluar edhe sakrificat që janë bërë gjatë realizimit të videoklipit.
View this post on Instagram
The way of shooting a ONE SHOOT MUSIC VIDEO ???? #TiAmo Out now (link in bio) ?
Moderatorja ka publikuar një video në “Instagram”, ku ka treguar çfarë fshihet pas klipit. Luana shihet nga një pjesë e rrugës tek tjetra duke u përpjekur të dalë sa më mirë, ndërkohë që makinën e bardhë e shtyjnë disa të rinj.


