8 Korrik, 2019

Luana Vjollca sjell bashkëpunimin me këngëtarin e njohur australian (FOTO)


Luana Vjollca po punon shumë për karrierë e saj muzikore dhe duket se ka plane të mëdha për të. Gjithashtu nga projektet e reja që ka publikuar dhe ato që pritet që të hedhë në treg, duket se ajo nuk di të ndalet!

Nga postimet e fundit në rrjetet sociale, duket se moderatorja seksi është gati që të debutojë edhe në arenën ndërkombëtare. Këtë e ka zbuluar motra e saj, Marina Vjollca, teksa kanë shkëmbyer disa komente me njëra-tjetrën në “Instagram”.

“Thjesht boll”, i shkruante Luana të motrës, e cila i kundërpërgjigjet: “Imagjino ç’duhet të them unë për pak ditë. Ndërkombëtare. Krenare për motrën time”.

Pas disa bashkëpunimeve të bëra së fundmi me këngëtarë shqiptarë, radhës së dueteve të Luanës duket se do t’i shtohet një emër shumë i njohur ndërkombëtarisht.

“Gazetës Express” shkruan se Luana Vjollca po vjen në bashkëpunim me artistin e njohur australian Faydee. Bëhet e ditur se ai momentalisht po qëndron në Kosovë, ku ka ardhur për realizimin e projektit në bashkëpunim me Luanën.

Ai madje ka publikuar një foto nga Prishtina, ku shkruan në gjuhën shqipe: “Mirmëngjes!”. Xhirimet do të bëhen në Prishtinë dhe pritet të përfundojnë brenda pak ditëve.

© Panoramaplus.al