8 Maj, 2019

Luana Vjollca shfaqet pa make-up, fansat kanë diçka për t’i thënë: Dukesh më bukur… (FOTO)


Luana Vjollca aktualisht po shijon suksesin e këngës së saj më të re në bashkëpunim me këngëtarin Ramadan Krasniqi të titulluar “Sonte”.

Por një ditë më parë, moderatorja e njohur i ka surprizuar ndjekësit e saj, teksa ka postuar në “Instagram” një foto ku shfaqet pa mak- up duke i lënë pa fjalë të gjithë.

Fotografia ka marrë menjëherë mijëra pëlqime dhe komente, ku komentuesit i shkruajnë se “është më e bukur pa make-up”.

Ndërkohë Luana në përshkrimin e fotos në fjalë ka përdorur thjesht një “pikë”, si për t’ju thënë të gjithëve që ajo është e bukur edhe pa makijazh.

 

View this post on Instagram

 

.

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on

© Panoramaplus.al