28 Qershor, 2019

Luana Vjollca po bashkëpunon me Fifin për këngën e re? Ja foto që i bëri të gjithë të dyshojnë


Pas përfundimit të emisionit “Shiko kush luan”, Luana Vjollca ka vendosur që kohën më të madhe t’ia dedikojë muzikës. Brenda pak kohësh, ajo ka sjellë në tregun muzikor disa këngë, të cilat janë pritur mjaft mirë nga publiku.

Vetëm pak kohë më parë, ajo bashkëpunoi me grupin TNT për të sjellë një version modern të “Moj bjondinë me sytë e zi”. E tani duket se është duke punuar për projektin e radhës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë moderatorja nëpërmjet disa postimeve në “Instatsory”. Ajo shfaqet duke punuar në një studio muzikorë së bashku me producentët ku ka punuar deri në orët e vona të natës dhe pyet fansat nëse do të vijë vetëm kësaj radhe apo sërish duet.

Ndërkohë pak më parë, këngëtarja e njohur Fifi ka hedhur dyshime se ato të dyja diçka po punojnë së bashku. Ajo ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” një foto ku shfaqet së bashku me Luanën dhe shkruan: “Çfarë po ndodh mes ktyre dyjave. Ah ah ah!!!”.

Nga fotografia kuptohet se janë në studion muzikore ku po punonte Luana, pasi kjo e fundit shfaqet njësoj si te videoja që ka publikuar në “Instastory”.

Madje edhe ndjekësit e Fifit janë të sigurte se mund të bëhet fjalë për ndonjë duet, pasi shumica i komentojnë se po vjen një këngë e re.

© Panoramaplus.al