1 Qershor, 2019

Luana Vjollca merr ftesë për një tjetër bashkëpunim, gjejeni me kë (FOTO)


Nuk ka shumë kohë që Luana Vjollca publikoi këngën me titull “Sonte”, në bashkëpunim me këngëtarin, Ramadan Krasniqin.

E nëse në këtë rast ishte moderatorja që ia bëri ftesën Danit, së fundmi Luana zbuloi se do të sjellë një tjetër duet së shpejti.

Nëpërmjet një postimi në “Instastory”, ajo zbulon se ka marrë një ftesë për bashkëpunim, por sigurisht pa treguar emrin e këngëtarit apo këngëtares.

“Sot mora ftesën për një bashkëpunim… i cili vjen shumë shumë shpejt dhe mua më pëlqen shumë!”, shkruan Luana, duke u kërkuar ndjekësve të shumtë që ta gjejnë.

Ndërkohë një ditë më parë, producenti i Luanës zbuloi i ftuar tek “Ditë për Ditë” se ajo ka shumë projekte gati që pret t’i publikojë shumë shpejt.

© Panoramaplus.al