Të gjithë e dimë që Luana Vjollca është shumë e apasionuar pas “Instagram”-it. Në fakt, popullariteti i saj u rrit shumë falë rrjeteve sociale dhe faktit që ajo është shumë aktive, por edhe flet me ndjekësit e saj.

Me 1,3 milionë ndjekës në “Instagram”, Luana është tashmë, një nga shqiptaret e famshme me më shumë ndjekës dhe pa dyshim që i duhet ta rifreskojë herë pas here me materiale të reja, në respekt të atij komuniteti të stërmadh që e ndjek dhe e pëlqen.
Kështu, e ftuar në pritjen e Presidentit, bukuroshja e ekranit bëri këtë foto me Presidentin Ilir Meta dhe e postoi për fansat e saj si një mënyrë për t’u uruar festat.
PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
