1 Dhjetor, 2018

Luana Vjollca gjen surprizën e bukur në derën e shtëpisë: Shpirti im… (FOTO)


Tashmë të gjithë e dimë se moderatorja e njohur Luana Vjollca ka fansat më besnikë, të cilët jo vetëm e mbështesin në çdo sfidë që ajo merr përsipër, por edhe e surprizojnë me dhurata të ndryshme.

Madje një dhuratë ajo e ka marrë edhe një ditë më parë, ku një fanse e ka befasuar moderatoren kur ka shkuar në shtëpi.

Fansja kishte vendosur në derën e shtëpisë së Luanës surprizën e ëmbël për të. Ajo i kishte lënë disa pusulla, çokollata si dhe kishte gdhendur në një filxhan dhe në stilolaps dashurinë që kishte për të.

Këtë gjest kaq të bukur të fanses së saj, Luana zgjodhi që ta ndante me në “Instastory”. Moderatorja e falenderoi fansen e saj Diellzën, përpara 1.3 milionë ndjekësve të saj.

“Je fansja më e mirë në botë @diellzaluana. Shpirti im që ma mbushe zemrën plot”, shkruante në video Luana.

 

Panorama Plus

© Panoramaplus.al