Luana Vjollca është bërë nostalgjike mbrëmjen e djeshme dhe bashkë me nënën e saj, Marian, kanë kujtuar kohët kur moderatorja ishte ende një vogëlushe. Nënë e bijë vendosën që të kalojnë një darkë me njëra-tjetrën, dy ditë para se Luana të festojë ditëlindjen e 30-të.

Në videon që publikoi në Instastory, moderatorja dëgjohet duke komentuar së bashku me Marian tiparet që ka pasur në vegjëli, përfshirë, sytë e mëdhenj e faqet si buçko. Menjëherë pas videos, Vjollca publikoi një foto të vetes kur ka qenë një fëmijë i vogël.
Ajo shfaqet me flokë në ngjyrë të errët, të shkurtër, me balluke dhe me sy në ngjyrë kafe të errët.
“Ja për çfarë e kemi fjalën”, shkroi Luana krahas imazhit.

Në një postim të fundit që këngëtarja bëri në llogarinë e saj në Instagram, një ndjekës e kritikoi duke shkruar: “Ok, po nga të tuat ça të ka mbetur”. Luana iu përgjigj gjithë sportivitet komentit të ndjekësit: “Gjitha vallai të miat janë, po ç’tu bëj juve unë që nuk bindeni”.

Javën e kaluar, burime për “Gazeta Panorama” konfirmuan se Vjollca do të vazhdojë të jetë pjesë e ekranit të Top Channel, pasi ajo ka negociuar me drejtuesit e televizionit dhe po punon për një projekt të ri.
Spektakli që moderatorja do të drejtojë do të nisë transmetimin këtë muaj dhe do të jepet çdo të shtunë. Së bashku me ekipin, Vjollca po punon për studion e re.

Ndërkohë, pak ditë më parë miqtë e moderators zbuluan se në jetën e saj ka “hyrë” një krizë që i ka shkaktuar tensione në jetën private me Krenar Çoçajn.
“Panorama” shkruante pak ditë më parë se kanë qenë miqtë e saj të afërt që kanë dëshmuar për një krizë të re mes çiftit, pikërisht në prag të ceremonisë së dasmës që kishin planifikuar këtë vjeshtë.

Ndërkohë, dyshimeve që lindën nga këto rrëfime konfidenciale i shtohen edhe disa fakte, që tregojnë se Luana dhe Krenari që prej kohësh bashkëjetojnë në Tiranë, tashmë nuk komunikojnë me njëri-tjetrin.
Në një kërkim të bërë në rrjetet e tyre sociale, shihet qartë se dyshja nuk po e ndjekin më njëri-tjetrin në “Instagram”, i vetmi rrjet social ku nuk postonin foto, por shkëmbenin mesazhe dashurie.

Nuk dihet se ç’do të ndodhë me përgatitjet për dasmën, duke qenë se ata kishin bërë prenotimet për ceremoninë VIP, që do organizonin buzë detit, në Gjirin e Lalzit. Luana ndërkohë do të rikthehet me emision të ri të muajin shtator, por që deri tani nuk ka zbuluar detaje.


