Pak ditë më parë, Luana Vjollca publikoi bashkëpunimin e saj më të ri me Faydee. “Yalla Habibi” është kënga që u prit mjaft mirë nga publiku dhe që mori më shumë se 2 milionë klikime në kanalin e “Youtube”-it.

Pas publikimeve të disa këngëve brenda një kohe të shkurtër, duket se tani Luana ka vendosur që të bëjë pushim. Ajo ka publikuar në “Instastory” një foto ku tregon se ndodhet në avion dhe po nis pushimet, por pa zbuluar destinacionin.

Por mesa duket ajo nuk është vetëm në këtë udhëtim. Luana është fotografuar së bashku me partnerin e saj, Krenar Çoçajn në aeroportin e Malpensa-s në Milano, ku kanë qenë duke bërë check in-in.

Në foto, Luana shfaqet e veshur me një kostum të verdhë dhe kapele mbi kokë, ndërkohë që pranë saj qëndronte Krenari. Ndërkohë dyshja nuk e ka konfirmuar asnjëherë lidhjen e dashurisë, edhe pse shpeshherë janë kapur mat në shoqërinë e njëri-tjetrit.


