10 Korrik, 2019

Luana i flet shqip këngëtarit australian, ja çfarë thotë Faydee për vajzat shqiptare (VIDEO)


Tashmë nuk është më sekret se Luana Vjollca do të sjellë shumë shpejt një bashkëpunim me artistin australian, Faydee.

Ditën e sotme, moderatorja ka publikuar një video në profilin e saj në “Instagram”, ku shfaqet së bashku me Faydee dhe i mëson shqipen këngëtarit ndërsa tregon edhe mendimin e tij për vajzat shqiptare.

 

View this post on Instagram

 

I can FINALLY tell u… ?????? @faydeemusic Amazing Artist !!!

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on


Teksa Luana i kërkon atij që të thotë  “faleminderit” dhe “të dua shumë”, këngëtari australian kujton se këtë shprehjen e fundit e dëgjon shumë nga vajzat shqiptare.

“Ato më thonë ‘të dua shumë’ gjatë gjithë kohës”, dëgjohet të thotë Faydee, e më pas të dy nisin të qeshin.

© Panoramaplus.al