21 Mars, 2019

Luana e trishtuar: Jam pa fjalë, Zoti merr pranë vetes përherë… (FOTO)


Moderatorja e njohur, Luana Vjollca, është një ndër femrat shqiptare më të ndjekura në rrjetet sociale. Madje ajo mban një komunikim shumë të afërt me fansat e saj që quhen “Luanatorët”.

Ditën e sotme, Luana ka dhënë një lajm të trishtë në “Instastory”. Me keqardhje ka treguar se një fanse e saj ka humbur jetën.

“Jam pa fjalë. Zoti i merr përherë më të mirët afër vetes. U prehsh në paqe engjëll. Faleminderit për gjithë dashurinë që ma ke dhënë, mua më ke jep jetë. Ngushëllime familjes dhe #Luanator ngushëllime”, ka shkruar Luana në Instagram, ku edhe ka postuar një fotografi të saj, por pa zbuluar shkakun e ndarjes nga jeta.

© Panoramaplus.al