
Ana de Armas e cila ka luajtur rolin e Marilyn Monroe në ‘Blonde’ beson se fantazma e këngëtares po përndiqte kastin gjatë xhirimeve.
“Mendoj se ajo ishte e lumtur. Ajo gjithashtu rrëzonte gjërat ndonjëherë dhe zemërohej nëse nuk i pëlqente diçka,” – tha De Armas gazetarëve në ‘Festivalin e Filmit në Venecia’, sipas Reuters. “Ndoshta kjo tingëllon shumë mistike, por është e vërtetë. Të gjithë e kemi ndjerë.”
Aktorja 34-vjeçare shtoi se beson se Monroe ishte gjithmonë afër: “Unë me të vërtetë besoj se ajo ishte shumë pranë nesh. Ajo ishte me ne”.

Aktorja u emocionua dhe shpërheu në lot në premierën e filmit biografik në Venecia. Filmi mori një ovacion 14-minutësh, ku De Armas u pa duke fshirë lotët nga fytyra e saj dhe duke përqafuar të dashurin e saj, Adrien Brody. Aktorja luan si Monroe në filmin biografik, i cili u përshtat nga romani i Joyce Carol Oates me të njëjtin emër. Brody luan bashkëshortin e saj të tretë, Arthur Miller.
Ana de Armas reacting to the 11-minute standing ovation at #VeniceFilmFestival for #Blondepic.twitter.com/2Y4Du3vjVj
— Deadline Hollywood (@DEADLINE) September 8, 2022
Brody kishte lavdëruar më parë performancën e saj në konferencën për shtyp, duke thënë se De Armas ishte në gjendje ta transportonte atë “në një kohë dhe vend tjetër”. De Armas i tha ‘Sunday Times’ të Mbretërisë së Bashkuar se roli kërkonte shumë përgatitje. “Më u deshën nëntë muaj stërvitje dialektesh dhe disa seanca shtesë të zëvendësimit të dialogut për të përsosur theksin. Ishte një torturë e madhe, kaq rraskapitëse. Truri im ishte i lodhur”.
Brad Pitt, i cili është producent në film, u shfaq gjithashtu në premierë. Blonde del në Netflix më 28 shtator.
LEXO EDHE: Kritikë mbi filmin ‘Blonde’: Një ‘rilexim djallëzor i mitit të Marilyn Monroe’
© Panoramaplus.al
