9 Shtator, 2020

Luan krah dy yjeve botërore, Morgan Freeman dhe Robert De Niros, del trajleri i filmit ku do aktrojë Blerim Destani


Aktori shqiptar Blerim Destani ka arritur suksesin e tij më të madh në kinematografi.

 

Ai është bërë pjesë e produksonit Hollywood-ian, “The Comeback Trail”, ku luan krah aktorëve të mëdhenj si Robert DeNiro, Morgan Freeman dhe Tommy Lee Jones.

Aktori publikoi trajlerin e filmit në një postim në Facebook dhe u shpreh se ishte nder i madh për të që të aktronte krah këtyre “zotërinjve”.

“Shikoni trajlerin e filmit tim të fundit “The Comeback Trail”. Në film luajnë Robert DeNiro, Morgan Freeman dhe Tommy Lee Jones. Është nder për mua të aktorja krah këtyre xhentëlmenëve,”- shkroi Blerim Destani.

 


Për më tepër pjesë e këtij produksioni është edhe një shqiptar tjetër. Për muzikën e filmit do të kujdeset kompozitori Aldo Shllaku.

Filmi do të dalë më 13 nëntor dhe është e zhanrit dramë-komedi.

“The Comeback Trail” është rikrijim i filmit të vitit 1982, që mban të njëjtin titull.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al