21 Korrik, 2022

Loredana Zefi “thyen” kufinjtë/ Fotografia e reperes shfaqet në ‘billboardin’ e Times Square në New York


Ndonëse nuk ka shumë vite që ka debutuar në tregun muzikor shqiptar, Loredana Zefi është një nga reperet më të preferuara nga publiku.

Dikur një dyshe perfekte ne muzikë me ish-partnerin e saj Mozzik, arriti që të gjitha këngët e saj të bëhen hite. Pas asaj kohe vrulli i saj nuk ndaloi më. Tani fama e saj ka kapërcyer trojet shqiptare, dhe reperja po dëgjojet kudo.

Së fundmi Loredana ka korrur një tjetër sukses të madh në karrierën e saj. Fotografia e reperes është shfaqur në ‘billboardin’ gjigant të Time Square në New York.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Spotify (DE, AT, CH) (@spotifyde)

Imazhi i saj në sheshin e qytetit amerikan u publikua nga platforma muzikore Spotify, ndërsa u ripostua edhe nga vet Loredana në llogarinë e saj në Instagram.

Kujtojmë që prej vitesh Loredana Zefi jeton në Zvicër, ndonëse aktivitetin e saj muzikor e zhvillon edhe në Kosovë dhe Shqipëri.

Nga jeta personale, reperja është nëna e një vajze të quajtur Hana të cilën e ndan me reperin tjetër Gramoz Aliu (Mozzik).

Video më e ëmbël e ditës: Hana kërcen me këngën e Loredanës dhe Mozzikut

© Panoramaplus.al