2 Korrik, 2019

Loredana Zefi nuk di të ndalet, reperja ka gati këngën e radhës (FOTO)


Pavarësisht problemeve me drejtësinë, reperja Loredana Zefi nuk ndalet së publikuari projekte të reja muzikore.

Edhe pse është nën hetim për mashtrim të një çifti zviceran, ajo duket se po punon fort që të jetë pranë fansave të saj me këngë të reja.

Vetëm një muaj më parë, Loredana publikoi projektin më të fundit me titull “Labyrinth”, ku u prit mjaft mirë nga fansat e saj.

E teksa po shijon suksesin e kësaj kënge, Loredana ka zbuluar ditën e sotme se është duke përgatitur një tjetër surprizë për të gjithë, edhe kjo po në gjuhën gjermane.

Nëpërmjet një postimi në profilin e saj në “Instagram”, reperja tregon një foto të shkëputur nga klipi i këngës dhe premton se do të jetë superhit.

Gjithashtu ajo ka zbuluar se këtë të enjte kënga do të jetë në tregun muzikor dhe titullohet  “Jetzt rufst du an”.

“Jetzt rufst du an”, është kënga ime e dytë që do të publikohet ditën e enjte në orën 23:59. Ps: është kënga e preferuar e Mozzik”, shkruan Loredana në postimin e saj, ku partneri i saj i komenton: “Të dua”.

© Panoramaplus.al