6 Shtator, 2019

Loredana publikoi këngën e saj më të re, ja si reagoi Mozzik


Prej disa ditësh po përflitet për një krizë në lidhjen e dy reperëve, Mozzik dhe Loredana Zefi.

Dyshimet se ata mund të ishin ndarë erdhën pasi për një kohë të gjatë nuk u panë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Madje Mozzik nuk e mbështeti partneren e tij në “Instagram” për këngën e re, si dhe nuk ishte i pranishëm në festën e ditëlindjes së saj.

Por mesa duket tani çdo gjë është rregulluar. Së fundmi, Loredana ka publikuar bashkëpunimin e ri me Mero-n dhe Mozzik ka bërë atë që s’pritej.

Reperi e ka publikuar këngën në “Instastory”, duke e mbështetur kështu publikisht partneren e tij dhe duke treguar se gjërat mes tyre janë rregulluar.

Ndërkohë kujtojmë se në dhjetor të vitit që lamë pas, Loredana dhe Mozzik u bënë prindër të vogëlushes Hana.

© Panoramaplus.al