14 Shtator, 2019

Loredana promovoi albumin e parë, ja këngëtarët shqiptarë që e mbështetën. Po Mozzik? (FOTO)


Mbrëmjen e kaluar, Loredana Zefi, promovoi albumin e saj të parë me titull, “King Lori”, ku bëjnë pjesë këngët më të mira të reperes.

Një pjesë e këngëve janë bashkëpunime, duke përfshirë ato me Mozzik apo edhe vëllain e këtij të fundit, Getinjo.

Ceremonia e promovimit të albumit u mbajt në Berlin, ku ishin të ftuar edhe disa këngëtarë shqiptarë. Nga postimet në rrjetet sociale, u vu re prania e Kidës, Dhurata Dorës, Enis Byqyqit dhe bashkëshortes së tij.

Gjithashtu i pranishëm ishte edhe partneri i Loredanës, Mozzik, duke hedhur poshtë zërat se ata janë ndarë. Madje në një video të publikuar së fundmi, dyshja është parë duke shkëmbyer përqafim të ngrohtë.

Edhe nëse ka patur ndonjë krizë mes tyre, duket se tashmë gjërat kanë kaluar dhe ata duken shumë të dashuruar.

© Panoramaplus.al