Pak ditë më parë, reperja Loredana Zefi dha lajmin e trishtë se babai i saj kishte ndërruar jetë. Nëpërmjet një postimi në “Instastory”, ajo e falënderoi për çdo gjë që kishte bërë për familjen.

Ndërsa ditën e diel, Loredana i ka dhënë lamtumirën e fundit të atit. Ajo ka publikuar në “Instastory” një fotografi të realizuar pranë varrit të tij, ku është së bashku me pjesën tjetër të familjes.

Të gjithë të veshur me të zeza kanë pozuar pranë varrit të Lush Zefit, duke i dhënë kështu lamtumirën atij.

“Faleminderit baba. Jemi 10 vëllezër e motra, dhe e kemi nënë më të mirë. Ne sot qëndruam te varri yt për ta dhënë lamtumirën. Mos e harro një gjë: Nuk më intereson asgjë para familjes dhe kjo është ajo që unë do të bëj”, shkruan reperja në foto.


