Prej kohësh është përfolur marrëdhënia e tyre në çift dhe ndarja nga njëri tjetri.

Por Loredana dhe Mozzik janë prindër të një vajze, Hanës dhe vajza do të jetë pa dyshim një lidhje e fortë mes të dyve.
Edhe reperi në ‘Shiko kush luan’, pranoi se Loredana ishte e vetmja lidhje serioze që kishte pasur.
Në ‘Instastory’, reperja pa postuar një foto ku shihet një varëse me inicialet ‘H’ që është shkronja e parë e vajzës së saj dhe ‘M’, shkronja e parë e emrit të Mozzik.

Loredana e ka hequr më pas foton. Gjithsesi kjo na bën të mendojmë që ata nuk janë ndarë përfundimisht dhe se ndoshta mund të ketë një hapësirë për t’u rikthyer.


