11 Tetor, 2019

Loredana e pranon ndarjen publikisht: “Tani jam një nënë beqare, por kjo më bën më të fortë


Mund të themi se këtë periudhë ata kanë qenë ndër çiftet më të përfolur në media. Ishte pothuajse e sigurt që Mozzik dhe Loredana nuk ishi më bashkë.

Por sot këngëtarja e ka konfirmuar publikisht ndarjen duke bërë kështu një postim në “Instagram” dhe nga ku e quan veten një nënë beqare tashmë.

“Për të gjithë fansat e mi: Siç e keni vënë re, unë dhe Mozzik nuk jemi parë më bashkë. Të dy vendosëm të bënim një pushim, si në punë ashtu edhe në jetën private. Kjo për mua nënkupton ndryshime të mëdha në familjen dhe karrierën time.

Për shkak të ngjarjeve në jetën tonë private, Mozzik dhe unë kemi vendosur të performojmë veç në BONNIE & CLYDE TOUR 2020. Ne kemi nevojë për këtë distancë, që ndoshta në të ardhmen të gjejmë përsëri njëri-tjetrin.

Tani e tutje, unë jam një nënë beqare. Më duhet të çoj lekë në shtëpi dhe të kujdesem vetë për vajzën time, gjë që më bën edhe më të fortë. Të gjithë artistët që thonë, ‘Të këndosh live është kaq rraskapitëse’, jam e sigurt që nuk kanë pasur nevojë të ndërrojnë pelena menjëherë para performancës së tyre! E vetmja gjë që më duhet është vajza ime Hana dhe ju”, -ka shkruar Loredana.

 

© Panoramaplus.al