Të gjithë biem dakord se muzika është mënyra më e mirë për të shprehur ndjenjat. Me anë të një kënge mund të përcjellim mesazhet që duam.

E një gjë të tillë e kanë bërë edhe Mozzik me Loredanën. Ata kanë publikuar këngën e tyre më të re me titull “Romeo & Juliet”.
Çifti këndon për dashurinë e tyre dhe për mënyrën sesi nisi romanca mes tyre. Madje ata i janë falenderues “Instagram”-it, pasi aty u njohën.

“T’kom drogë, t’kom venë, Me ty u nis gjithcka ni follow n’Instagram
T’shkrujta, t’shkrujta dhe… s’e lujta. Erdha n’dhomë tone edhe vujta
Për ty jam veç ni gjarpër, ta maroj… Me ty e ndaj ditën, me ty e ndaj natën
Me ty e ndaj kadën, bukën, pjatën”, janë fjalët e Mozzik për partneren, duke treguar se si shumica e çifteve të sotëm, edhe ata janë njohur në “Instagram”.
Mozzik-ut i ka tërhequr vëmendjen pamja e Loredanës dhe është shtyrë t’i bëjë një ftesë në rrjetin sociale. Më pas kanë nisur të shkëmbejnë mesazhe, ndërsa njoha kaloi në fazën e lidhjes.



