18 Dhjetor, 2018

Loredana e Mozzik bëhen prindër, ja fotoja e parë e vajzë së porsalindur


Jo më larg se dje, Loredana publikoi një foto ku shkruante se viti 2019 do të jetë viti kur ajo do të bëhet nënë. Por e vogla nuk priti dot 2019-n e erdhi në jetë ditën e sotme.

Lajmin e bukur e bëri të ditur reperi Mozzik nëpërmjet një postimi në profilin e tij në “Instagram”. Ai ka bërë  një dedikim të veçantë për vogëlushen, ku i shpreh gjithë dashurinë.

“Emri më i bukur në botë BABË ! Faleminderit Zot për këtë dhuratë të shenjtë ! Mirë se erdhe në jetë Hana ime e vogël ! Nuk gjej as fjalë ta përshkruaj këtë ndjenjë, i përlotur duke puthur gruan time të dashur sot po i uroj lindjen e parë, e fëmijën e parë ! Do ju dua sa të kem jetë!”, shkruan ai bashkëngjitur me foton ku shfaq dorën e tij që e ka kapur vogëlushja.

Reperi ka publikuar edhe një foto tjetër me dorën e partneres Loredana, shoqëruar me një emoji zemre.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al