12 Dhjetor, 2022

Loredana dhe Yll Limani e kanë gati surprizën për fansat e tyre, ja çfarë po ‘kurdisin’ dy këngëtarët


Loredana Zefi dhe Yll Limani njihen për miqësinë e ngushtë që kanë me njëri- tjetrin.

Si dy artista të suksesshëm në estradë, dyshja duket se kanë bashkuar forcat dhe do të sjellin për fansat bashkëpunimin e tyre të parë.

Lajmin e kanë bërë të ditur burimet për “Prive.al” ku kanë zbuluar se dy artistët kanë përgatitur një këngë e cila do të vijë shumë shpejt, madje ditën e sotme ata kanë nisur dhe xhirimet e klipit në Prishtinë.

Madje dhe Ylli ka postuar së fundmi në InstaStory një foto të reperes.

Kujtojmë se ky vit ka qenë goxha i suksesshëm për Loredanën  Këngëtarja u nderua për të tretën herë radhazi me çmimin ‘Artistja më e mirë zvicerane’ në MTV Europe Music Awards (EMA).

 

© Panoramaplus.al