20 Shkurt, 2022

Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022”/ Disa nga veshjet më të komentuara të patinatorëve


Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022” përfundojnë sot, pas 16 ditësh maratonë. Patinazhi artistik në këtë edicion të Lojërave Olimpike Dimërore dhuroi spektakël por edhe skandale. Patinatorët e dinë se duhet më shumë se një kërcim për të mahnitur gjyqtarët pasi rëndësi ka edhe veshja.

Nga veshjet më të bukura te ato jo dhe aq të bukura, këto janë disa nga paraqitjet më të paharrueshme — për mirë a për keq — nga Lojërat Olimpike të këtij viti.

  1. Marjorie Lajoie and Zachary Lagha, Kanada

Marjorie Lajoie and Zachary Lagha wore outfits that didn't look very cohesive.

Parë të ndarë nga njëri-tjetri, këto veshje janë relativisht të mira, megjithëse Lajoie ishte një nga gratë e pakta që kishte veshur pantallonat. Në një performancë bashku, ata kanë krijuar shumë konfuzion. Cili është mesazhi i veshjes së tyre? Nëse do të kishte pak më shumë kohezion mes xhaketës së tij rozë me printe dhe kostumit të saj të zi dhe blu, veshjet e tyre mund të kishin qenë më IN.

  1. Piper Gilles and Paul Poirier, Kanada

Canada's Piper Gilles and Canada's Paul Poirier turned a look in Beijing.

Me kostumet portokalli, që përmbanin gurë me të 7 ngjyrat e ylberit në pjesën e sipërme të trupit, Gilles dhe Poirier bën të sigurtë që performanca e tyre të ishte e paharrueshme. Dyshja kanadeze është e njohur për veshjet e tyre të çuditshme me të cilat Elton John do të kishte bërë namin në kulmin e tij. Këto jumpsuits janë të bukura dhe të guximshme. Dyshja nuk fitoi asnjë medalje këtë vit, por sollën shumë dritë.

  1. Nathan Chen, USA

Nathan Chen kept it simple with his outfit for his gold medal-winning performance, which was anything but.

Ndonjëherë të bësh më pak është më shumë, dhe zgjedhja e thjeshtë e Chen për performancën e tij ishte një zgjedhje efektive. Ky ishte shansi i Chen për shkëlqim pas një performance të dobët në Lojërat Olimpike të 2018 . Bluza e tij me mëngë të gjata, në ngjyrë portokalli dhe të kuqe, si një yll që shpërthen simbolizon historinë e tij.

Pa dyshim, pamja e Chen i ngjante asaj të një portieri futbolli të frymëzuar nga “Star Trek”, me mëngë të gjata dhe doreza, por talenti dhe performance ishin ato që patën më shumë rëndësi dhe vëmendje se veshja.

  1. Katharina Müller and Tim Dieck, Gjermani

Katharina Müller and Tim Dieck brought Halloween to the Olympics with their takes on Harley Quinn and the Joker.

Dieck kishte ardhur me një homazh për Joker-in duke veshur një xhaketë sportive me shkëlqim ngjyrë vjollcë dhe të gjelbër teksa kishte bërë edhe tatuazhe në gjoks. Ndërsa Müller kishte veshur një këmishë rrjetë me “Harley Quinn”.

Nëse do ishin veshur si ndonjë çift tjetër anti-heronjsh, si për shembull – Catëoman dhe Batman- ata mund të ishin dukur më elegant.

  1. Misato Komatsubara and Tim Koleto, Japoni

Misato Komatsubara and Tim Koleto donned costumes that honored Komatsubara's native Japan.

Komatsubara veshi një fustan të hollë, ngjyrë vjollcë të kuqërremtë, të stiluar si një kimono dhe të zbukuruar me lule dhe xixëllonjaKoleto, bashkëshorti i saj, veshi një jumpsuite lejla. Ishte një variant i mrekullueshëm i fustaneve të valëzuar që zakonisht veshin patinatorët.

  1. Eva-Lotta Kiibus, Estoni

Eva-Lotta Kiibus brought the swingin' '60s to the Olympics.

Patinatorja estoneze mahniti me një fustan të frymëzuar nga vitet ’60, i cili ishte vërtet elegant — një zgjedhje e paharrueshme dhe e modës nga një interpretuese që nuk fitoi medalje këtë vit.

  1. Anastasiia Shabotova, Ukrainë

Veshja e Shabotovës ishte e frymësuar nga veshja tradicionale ukrainase, e cila për gratë përfshin një bluzë të qëndisur dhe një fund shumëngjyrësh. Veshja e saj përfshinte shumë më tepër temina, trëndafila dhe një buzë më të shkurtër se standardi, por megjithatë, ajo shkëlqeu.

  1. Yuzuru Hanyu, Japoni

Japan's Hanyu just missed out on a medal but wowed with this dreamy outfit.

Hanyu ishte si një ëndërr me karamele pambuku. I veshur me një kostum në ngjyrë blu të këndshme me vija rozë shumë të zbehta, Hanyu dukej si një princ i Disney-t. Sapo i mungoi podiumit këtë vit, por stili ishte ende i denjë për medalje.

  1. Lindsay van Zundert, Holandë

Dutch skater van Zundert delivered superhero chic.

Duket si një kostum i librave komik, shumë i bukur. Flamuri i Holandës është gjithashtu i kuq, i bardhë dhe blu, kështu që ky ka të ngjarë të ketë qenë një homazh patriotik, por mëngët e gjata që kthehen në doreza është diçka jashtë stilit të një superheroi.

  1. Ekaterina Kurakova, Poloni

Ekaterina Kurakova of Poland wore a unique collared dress on the ice.

E veshur me një fustan bojëqielli, Kurakova nuk arriti të fitojë medalje. Sidoqoftë, ishte një veshje e ëmbël, një largim nga gjërat e zakonshme.

  1. Charlène Guignard dhe Marco Fabbri, Itali

Charlene Guignard and Marco Fabbri's styles were vintage-inspired.

Këta të dy duken sikur kanë ardhur nga vitet 1930 me kostumet e tyre vintage. Guignard ka veshur një fustan ngjyrë blu të akullt, ndërsa Fabbri është i veshur si një gazetar.

 

© Panoramaplus.al