31 Korrik, 2022

Lista e plotë, kush janë artistët që do të marrin pjesë në “Sunny Hill”


Është kompletuar lista e të gjithë pjesëmarrësve që do të përformojnë këtë vit në “Sunny Hill Festival” në Prishtinë.

Normalisht, listës së këtij line-up i prin kush tjetër pos Dua Lipës, e cila do t’i kthehet me një paraqitje këtij festivali pas disa vitesh. E pas Duas, emrat më të njohur që do ta ndezin atmosferën në Prishtinë janë yjet J Balvin, Diplo, Skepta.

Pas tyre vjen edhe një seri artistësh të njohur, si: AJ Tracey, Mahmood, Regard dhe Burak Yeter. Festës më të madhe të muzikës në Ballkan, më 4, 5, 6 dhe 7 gusht do t’i bashkohen edhe një sërë yjesh kosovarë e shqiptarë, si: Azet, Dhurata Dora, Elvana Gjata, Ghetto Geasy, Kida, Ledri Vula, Yll Limani etj.

© Panoramaplus.al