5 Mars, 2022

Linda Halimi ndahet nga burri amerikan! Këngëtarja nis jetën si beqare me poza hot dhe “zhduk” partnerin nga “Instagram”


Linda Halimi është shpërngulur për të jetuar në SHBA bashkë me bashkëshortin e saj, BIG D dhe vajzën e tyre. Këngëtarja prej vitesh i mungon skenës shqiptare, pikërisht për angazhimet e saj familjare në SHBA.

linda halimi (4)

Në rrjetet sociale ajo është gjithnjë aktive, ku ditët e fundit na ka çuditur me disa foto të saj “hot”. Këngëtarja Linda Halimi njihet për linjat e saj seksi dhe herë pas herë poston në rrjetet sociale foto provokuese.

linda halimi (10)

Kështu ka ndodhur së fundmi, ku këngëtarja ka postuar një foto joshëse në llogarinë e saj në “Instagram”, duke nxjerrë në pah të pasmet e saj në pishinë.

linda halimi (3)

“Përgatituni të sëmureni nga unë”, ka shkruar Halimi krah fotos, por duket se kjo foto është vetëm hapi i parë, që këngëtarja ndërmerr si beqare. Ajo dhe parnteri saj, reperi BIG D i kanë dhënë fund martesës së tyre.

linda halimi (2)

Dyshja, e cila është përfolur shumë herë për një ndarje mes tyre, duke se këtë herë e kanë mbyllur lidhjen disavjeçare. Çifti ka fshirë nga rrjetet sociale çdo foto të tyre, madje as nuk ndiqen më.

linda halimi (6)

Mungesa e fotografive të përbashkëta së fundmi ka bërë që ndjekësit të dyshojnë edhe më herët se ka krizë apo dhe ndarje mes çiftit, por atëherë Linda ka reaguar duke i përgënjeshtruar këto lajme.

linda halimi (5)

Artistja ka publikuar një fotografi të Davon, duke i shprehur publikisht dashurinë. Këngëtarja ka ndarë disa postime ironizuese në “Instagram”, duke hedhur poshtë një gjë të tillë, ku bën edhe të ditur se fshirja e fotove me reperin ishin vetëm çështje privatësie.

linda halimi (1)

“Lindita Halimi ndahet me burrin. Hajde për hajër. Veç edhe një djalë mundësisht me letra me gjet dhe rehat”, ka shkruar ajo në njërën nga postimet e bëra. Pak kohë më parë Linda ka folur edhe për ofertat që i vijnë nga burrat e moshuar, duke treguar se i kanë ofruar deri në 10 mijë dollarë për 1 javë.

linda halimi (9)

Megjithatë, ajo shtoi se kjo nuk është aspak problem në marrëdhënien me partnerin e saj.

“Sugar daddy më ofrojnë çdo ditë. Femrat që postojnë fotografi në rrjetet sociale, marrin oferta të tilla. I shikoj mesazhet bashkë me burrin, i them: Shiko më kanë ofruar 10 mijë dollarë për 1 javë, por kjo s’shkakton probleme midis nesh. Është miku im më i ngushtë. Bëjmë shaka për të tilla gjëra, sidomos kur dalin lajmet për divorc, ndoshta ngaqë nuk publikoj foto me të në ‘Instagram’.

linda halimi (8)

Është person privat, jetën e përditshme s’ma di askush. U bë shumë tepër ekspozim, sikur çfarë kam bërë. Çdo ditë zgjohemi me lajmet që jemi ndarë. Kemi 11 vite bashkë. Sekreti është miqësia dhe komunikimi. Mundohemi të bëjmë gjëra interesante, të dalim si familje, të ikim diku, sidomos me vajzën. Mundohemi të mos e zbehim romancën, ai është person aventurier dhe unë po ashtu kam qejf të dal, të udhëtoj. Kjo ka bërë që të jemi bashkë, s’e di si po më duron”, zbuloi Linda Halimi.

linda halimi (7)

Nuk e dimë nëse ky moment është vetëm një krizë dhe shpejt çifti do ta kalojë, apo është një ndarje përfundimtare mes të dyve.

Ndërkohë, të dy vijojnë të jenë pranë vajzës së tyre, duke publikuar momentet që kalojnë me të, pavarësisht se çfarë ndodh në jetën e tyre personale.

linda halimi Big D tirane1linda halimi Big D tirane3linda halimi Big D tirane4linda halimi Big D tirane6linda halimi Big D tirane5linda halimi Big D tirane8linda halimi (3)linda halimi (5)linda halimi (10)linda halimi (9)linda halimi (8)linda halimi (7)linda halimi (6)linda halimi (12)linda halimi (11)

© Panoramaplus.al