Bora dhe Donaldi janë ndarë duke çuditur jo pak ndjekësit e reality-shoë. Çifti që nisi lidhjen brenda shtëpisë u shndërruar në dyshen më të ndjekur. Kishte nga ata që e simpatizonin këtë çift, por edhe nga ata që nuk e ‘honepsnin’ dot, kjo për faktin se ishin pro lodhjes së Donaldit me Bora Zemanin.

Ka qenë kjo tema e diskutuar orët e fundit edhe në Instagramin e Panorama Plus. Pyetja e bërë për fansat ishte sesi e komentonin ndarjen e dy artistëve dhe duket se përgjigjet kanë qenë nga më të larmishmet. Prej gati 24 orësh ky pyetësorë ka sjellë përgjigje nga më të ndryshme nga fansat që për javë e muaj kanë ndjekur dhe komentuar këtë raport. Ashtu edhe si në opinionin publik, edhe në Instagramin tonë komentet kanë qenë të ndarë në atë që kanë shprehur, por jo në mendimin e tyre.

Ka pasur nga ata që e kanë parashikuar këtë ndarje, ashtu si ka pasur nga ata që edhe e kanë ironizuar. Por mes komentuesve tanë ka pasur edhe nga ata skeptikë që nuk e kanë quajtur fare këtë lidhje. “Të ndarë ishin, asnjëherë nuk ka patur dashuri mes tyre”, “Tmerr, ajo e dështuar, ai e paska pasur për lojë”, “Burrë kot dhe shumë artist i etur për famë”, “Shumë mirë e bënë sepse nuk janë për njëri-tjetrin”, “Shumë e drejtë, pasi shihej që ishte e shtirur”
“Pritej, dihet që Donaldi gjeti pretekstin, gjasme Dubai”, janë këto disa nga komentet që kanë mbërritur në adresën tonë. Por thuajse si në çdo koment në rrjetet sociale edhe këtu nuk ka munguar ironia. “Shumë mirë”, “Fundi i botës”, “A kanë qenë bashkë”, kanë shkruar ata që duket se nuk e kanë mirëpritur lidhjen e dyshen. Nuk kishte sesi mos të mungonte në komentet tona edhe përmendja e Bora Zemanit, ku edhe këtu fansat kanë kërkuar rikthimin e çifti.

“Donaldi është i Borës” janë disa nga përgjigjet më të sheshta që kanë mbërritur në adresën tonë. Duke i ‘kërkuar ndjesë’ fansave të këtij çifti, mund të themi me bindje që askush në profilin tonë nuk ka shprehur keqardhjen për ndarjen e Beatrix dhe Donaldit. Ndoshta mund të jetë adresa e vetme, ku ndjekësit bien unanimisht dakort, se vendimi i dyshes për t’u ndarë, ishte i duhuri.

© Panoramaplus.al

