24 Nëntor, 2018

Lidhja që s’pyet për distancë, Devisi dhe Ertemiona prej vitesh bashkë


Pasi paparazzi i “Panorama Plus” i fotografoi në paskuintat e spektaklit të bukurisë “Miss Globe” në Tiranë, këngëtari i njohur Devis Xherahu dhe ish-Miss Shqipëria, Ertemiona Mejdani, janë fotografuar në ndarjen e çmimeve “Kult”.

Këto vitet e fundit, dy të dashuruarit jetojnë lidhje në distancë, duke qenë se Devisi vazhdon karrierën në Shqipëri, ndërsa Ertemiona në Kinë, ku është angazhuar si modele.

Duket, se takimi për festa e bën lidhjen më pasionante e të bukur, pasi ata shihen gjithmonë e më të lumtur. Në një intervistë për “Panorama Plus”, Ertemiona është shprehur për lidhjen e tyre: “U bëmë disa vite së bashku dhe them se ajo çka na mban fort, është ndjenja e fortë, falë së cilës i kemi rezistuar gjithçkaje. Gjithashtu, kemi gjetur më së miri gjuhën e përbashkët të ndërthurur me shumë dashuri”.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al