Pas ndarjes nga këngëtarja Era Istrefi, producenti dhe menaxheri i njohur i VIP-ave nga Kosova, Faton Shoshi, bëri publike lidhjen e tij me modelen 21- vjeçare, Gresa Hoti.

Por duket se kjo lidhje ka zgjatur sa një sezon pushimesh, duke qenë se menaxheri i famshëm i VIP-ave, Shoshi, ka konfirmuar ndarjen nga modelja e topless-it. Arsyeja e ndarjes ishte për shkak të distancës, duke qenë se Gresa udhëton në gjithë botën, por po ashtu dhe Fatoni.
Shumë lexues e ndeshën për herë të parë emrin e Gresa Hotit, por ajo ka vite që është bërë pjesë e botës së modës në vende të ndryshme të Europës. Ajo njihet si vajza pa tabu në pozat e saj dhe këtë e ka vërtetuar me postimet e fundit në “Instagram”, aty ku ngre temperaturat me fotot topless.

Modelja nga Kosova udhëton në gjithë botën për shkak të punës. Vendqëndrimi i saj aktual është Milano, pasi vetëm brenda këtij viti ajo ka lëvizur nëpër Gjermani, Spanjë, Francë, Maltë dhe Meksikë. Pavarësisht ndarjes, Fatoni nuk i ka fshirë fotot me të në “Instagram”, që dëshmon faktin se ndarja e tyre ka qenë paqësore.
E pyetur nga fansat në “Instagram” se çfarë mendon ajo për Shoshin, Gresa është përgjigjur pas ndarjes: “Lum nëna që e ka!”. Kjo është historia më e shkurtër e Shoshit me një vajzë të njohur, pas këngëtareve Zanfina Ismajli dhe Era Istrefi, dy histori që zgjatën me vite. Veçantia e Gresa Hotit është se nuk e ka problem të pozojë topless.

Pavarësisht se është në plazh duke marrë rreze apo para aparatit fotografik, për të nuk është problem të qëndrojë pa reçipeta. Gresa është pikasur fillimisht nga agjencia “MG Modeling” dhe më pas është bërë pjesë e disa revistave të njohura në Itali si: “Glamour Italia” apo “Cosmopolitan Italia”.
Ishte vetë Fatoni ai që publikoi video me vajzën “cool”, duke u argëtuar në jetë nate, më pas një foto të të dyve nga ajo natë dhe një ditë tjetër një foto shumë romantike në errësirë, ku qëndronin të ulur sipër makinës “Ferrari”.

Mediat e Kosovës e komentuan këtë lidhje si historinë e parë serioze të Fatonit pas ndarjes nga këngëtarja Era Istrefi. Po kush është Gresa Hoti, modelja superbombë që bëri për vete Faton Shoshin? Modelja nga Kosova ka lindur më 27 mars të 1997-s, pra, është vetëm 21-vjeçe.
Në fëmijëri dhe adoleshencë, ajo njihej si kopja e Gigi Hadid, ndërkohë që komentohej si vajza rebele. Ajo nuk e ka problem të pozojë topless, siç janë këto foto të shkrepura në Ibiza.

PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
