
Semi Jaupaj ka thyer heshtjen duke dhënë për herë të parë një intervistë që pas daljes nga ‘Big Brother VIP’.
Artistja ishte e ftuar në “Goca dhe Gra’ ku ka folur rreth shumë detajeve, mes të cilave edhe për dashurinë.
Duke u ndalur te jeta sentimentale ajo tha se është ‘single’ dhe për momentin “nuk ka të dashur“.
Gjithashtu, Semi tha se ruan një marrëdhënie të mirë shoqërore me ish-partnerin e saj, Bojken Lakon. Ajo shtoi se marrëdhënia me ish-partnerin varet nga mënyra dhe arsyeja e ndarjes, por me Bojken ruan një raport të mirë.
“Varet nga mënyra dhe arsyeja si jeni ndarë. Nëse jeni ndarë me zënka jo, por nëse jeni ndarë me mirëkuptim, mendoj mik është pak fjalë e madhe se nuk do pija kafe, por mirënjohja do të ngelet. Unë shokët e mi i kam shumë të afërt, shpenzoj shumë kohë me ta, flas shumë, Bojken nuk mund ta quaj shok të këtij niveli. Kam shumë respekt, e kam shumë xhan dhe më duket njeri shumë i bukur, pra i bukur si njeri. Për dreka darka jo. Nëse do me lidhte puna patjetër, nëse do e shihja do i flisja, nëse do kishte ditëlindjen do e uroja,”– tha Semi.
Kjo vjen pasi Semi dhe Ron Zaiti, me të cilin është përfolur për një lidhje, nuk ndiqen më në Instagram. Qofshin si miq, partnerë, apo ish-partneri deri para pak ditësh dy këngëtarët ishin në listën e ndjekësve të njëri-tjetrit por tani jo më.

Teksa nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes tyre vetëm pak javë më parë, Ron Zaiti u pyet në Instagram nëe ka në plan “Ndonjë bashkëpunim tjetër me Semin?” Ndërsa Roni është përgjigjur duke shkruar se ekziston mundësia në të ardhmen për një tjetër projekt me Semin, të cilën e cilëson si “artiste të mirë.”

“Prive” raportoi disa kohë më parë që marrëdhënia e ndërtuar “blic” mes tyre ka përfunduar me kaq. Të njëjtat kanë shprehur se dyshja kanë zgjedhur të mbeten vetëm shokë.
Semi Jaupaj dhe Ron Zaiti janë komentuar për një romancë mes tyre që pas publikimit të këngës “All your lovin”. Fansat vunë re menjëherë afrimitetin që Semi dhe Roni kishin në videoklip, dhe nisëm menjëherë të komentojnë se “sa bukur duken si çifti.”

Pak ditë më pas, disa video dhe foto të këngëtares krah Ron Zaitit u shpërndanë menjëherë në rrjet duke ndezur kështu dyshimet se mes tyre mund të ketë lindur një romancë.
U duk sikur fansat kishin të drejtë, pasi në videot e publikuara Semi dhe Roni dukeshin mjaft afër me njëri-tjetrin. Dyshimet u shtuan edhe më shumë pas një fotoje të shpërndarë me shpejtësi në rrjet, ku Semi dhe Roni duket sikur po shkëmbejnë një puthje.



