27 Nëntor, 2022

Libri i ri i Elizabeth II zbulon detaje nga marrëdhënia e mbretëreshës me Meghan Markle: Ajo e donte shumë dukeshën!


Shpesh herë është thënë se Meghan Markle nuk është pëlqyer kurrë nga familja mbretërore, si për prejardhjen, ngjyrën e lëkurës apo se ishte amerikane. Por në librin që do të publikohet së shpejti, thuhet se Mbretëresha Elizabeth II e donte atë.

Shkrimtari anglez Gyles Brandreth do të botojë librin të titulluar “Elizabeth: An Intimate Portrait” dhe sipas tij, një nga gjërat që e shqetësoi më shumë monarken ishte se nipi i saj, Harry, ishte shumë i dashuruar me Meghan.

‘Lilibeth’ ishte e dhënë pas Meghan-it, pavarësisht nga ato që thuhen.

Në librin, i cili pritet të botohet në dhjetor, autori vëren se Elizabeta II ” u gëzua vërtet kur mësoi se nipi i saj do të martohej me Markle ” .

“Mbretëresha e pëlqeu Meghan dhe ua tha shumë njerëzve këtë . Dhe ajo u përpoq për ta bërë nusen  e ardhshme të ndihej e mirëpritur ,” pohon Brandreth.

“Ajo e pëlqeu aq shumë sa nuk u ndikua aspak nga intervista famëkeqe e Sussexes me Oprah Winfrey. Mund të them me bindje sepse e di se Mbretëresha ishte gjithmonë më e shqetësuar për mirëqenien e Harryt sesa për “këto skandale televizive”. – tha ai.

Një tjetër zbulim që bën autori është se “kishte dëgjuar se mbretëresha kishte një lloj kanceri që prekte kockat e saj. Gje që shpjegon lodhjen dhe humbjen e peshës së saj dhe ato probleme të lëvizshmërisë për të cilat shpesh ishin bërë të ditura gjatë viteve të fundit të jetës së saj.”

Mbretëresha Elizabeth II vdiq nga pleqëria më 8 shtator kaluar në moshën 96-vjeçare.

© Panoramaplus.al